Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh, gazetari Artan Hoxha dha më shumë informacione për sa i përket autorit të vrasjes, Violand Braçellari. Sipas Hoxhës, Braçellari ka qenë një qitës me eksperiencë dhe se ai e ka pasur si një lloj paralajmërimi për policinë që, nëse do të tentonin ta arrestonin, ai do t’i godiste. Ndërkohë, Hoxha theksoi gjithashtu se për Braçellarin janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar, teksa sipas tij, autori një ditë më parë kishte zbritur nga vendi i ngjarjes ku qëlloi policët dhe kishte shkuar në Lozhan dhe se kishte dhunuar një...
Burimi:
javanews.al