Vrasja e çiftit Mujeci/ Gjendet makina e autorëve, Policia: Brenda, dokumente të personave në kërkim

Vrasja e çiftit Mujeci/ Gjendet makina e autorëve, Policia: Brenda, dokumente të personave në kërkim

Gjendet pas tre ditësh automjeti që dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në Balldren të Lezhës. Sipas burimeve zyrtare, si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave. Policia thotë se gjatë këqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim. Me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara, automjeti u sekuestrua në cilësinë...