Vlorë/ Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, flakët rrezikojnë banesat
Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në kodrën e Kuzum Babasë, në Vlorë, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Vlorës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera, shkruan A2CNN. Situata paraqitet shqetësuese pasi në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen banesa, si dhe Teqeja e Kuzum Babasë, një nga objektet me rëndësi fetare dhe historike në qytet.
Burimi:
javanews.al