VIDEO/ Vrau 1 polic dhe plagosi një tjetër, Braçellari me plumb në bark e 2 në dorë! Ja stani ku fshihej në Lozhan të Maliqit

VIDEO/ Vrau 1 polic dhe plagosi një tjetër, Braçellari me plumb në bark e 2 në dorë! Ja stani ku fshihej në Lozhan të Maliqit

Syri siguron pamje nga stani në fshatin Lozhan i Maliqit ku fshihej ish ushtaraku Violand Braçellari i dënuar për drogë, i cili mëngjesin e sotëm vrau efektivin e policisë së Korçës, Enea Mekolli 34 vjeç, e plagosi Edison Adrin, 36 vjeç. Stani ku jetonte Braçellari ishte në një terren të vështirë, duhej të ecësh 40 minuta në këmbë. Dyshohet se autori qëndronte gjithmonë i armatosur. Ai kishte siguruar vendin me shumë qen, që asnjë njeri të mos afrohej pranë stanit dhe kur policia shkonte për ta arrestuar edhe më parë ikte e fshihej në pyll. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet hetimore. Ndërkohë mjekët kanë bërë me dije se autori është në gjendje stabël, ka marrë një plumb në bark dhe dy në dorë. Bluzat e bardha...