VIDEO/ Si rekrutoheshin të rinjt shqiptarë me viza turistike për t’u përdorur si korrierë kokaine në Itali
Nga Alba Kepi Operacioni “Coca Delivery”, goditet rrjeti i kokainës në Itali Shqiptarët rekrutoheshin me viza turistike për t’u përdorur si korrierë droge Një operacion i madh antidrogë i koduar “Coca Delivery” është zhvilluar nga autoritetet italiane në L’Aquila dhe në disa zona të tjera të Italisë, duke çuar në goditjen e një organizate kriminale të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës. Në qendër të hetimeve ndodhen edhe shtetas shqiptarë, të cilët sipas prokurorisë italiane rekrutoheshin në Shqipëri dhe silleshin në Itali me viza turistike për t’u përdorur si korrierë dhe shpërndarës droge. Operacioni u koordinua nga Prokuroria Antimafia e Distriktit të L’Aquilës dhe u realizua nga Karabinierët italianë me mbështetjen e njësive speciale nga rajone të ndryshme të vendit. Masat e sigurisë u...
Burimi:
syri.net