VIDEO/ Makina përplaset me motorin, dy të plagosur në autostradën Lezhë–Milot

VIDEO/ Makina përplaset me motorin, dy të plagosur në autostradën Lezhë–Milot

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë–Milot pasditen e kësaj të hëne, ku një mjet tip Audi është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin me motor, të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi nuk ka pësuar dëmtime. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.