VIDEO/ Detaje të reja nga zjarri në Korçë, pronari i shtëpisë ia vuri vetë flakën

VIDEO/ Detaje të reja nga zjarri në Korçë, pronari i shtëpisë ia vuri vetë flakën

Një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tij. Ngjarja ndodhi  mesditën e sotme në lagjen nr. 13 në Korçë. Viktima është identifikuar Urim Hysolli, 72 vjeç, i njohur nga banorët e zonës si person me probleme të varësisë nga alkooli. Sipas dëshmive, ai ishte rikthyer prej pak javësh në apartamentin e tij, të cilin e kishte dhënë me qira prej rreth 10 vitesh, duke jetuar së bashku me qiramarrësit. Disa ditë më parë, në gjendje të dehur, 70-vjeçari kishte tentuar t'i vinte zjarrin banesës, por flakët ishin shuar në kohë nga qiramarrësi. Edhe sot dyshohet se ai i ka vënë sërish zjarrin banesës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë apartamentin. Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe policia,...