VIDEO/ Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, konfirmohet një viktimë, 7 në gjendje të rëndë
Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një autobus doli jashtë rrugë duke u përmbysur, ngjarje e ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Sipas informacioneve të fundit, një prej pasagjerëve ka humbur jetën, ndërsa 12 persona janë transportuar në Spitalin Universitar të Traumës. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 7 prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim të specializuar nga ekipet mjekësore. Mes të plagosurve ndodhen edhe një fëmijë dhe një i mitur, ndërsa mjekët po ndjekin nga afër gjendjen e të gjithë të lënduarve. Njoftimi zyrtar: Informacion mbi gjendjen e të lënduarve gjatë aksidentit në autostradën Tiranë - Durrës Në SUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7...
Burimi:
syri.net