Vdes polici gjatë ndjekjes në Itali, arrestohen dy shqiptarë të dyshuar për arratisjen me SUV
Drejtuesi i automjetit SUV që dyshohet se u përfshi në ndjekjen policore gjatë së cilës humbi jetën oficeri 39-vjeçar i Policisë Lokale të Milanos, Francesco Imprezzabile, është arrestuar në provincën e Monza dhe Brianza. Bashkë me të është vënë në pranga edhe një person tjetër, pas një operacioni të zhvilluar nga policia lokale e Monzës dhe Milanos. Sipas mediave italiane, automjeti që ishte larguar nga vendi i ngjarjes është lokalizuar nga autoritetet, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike. Raportohet se të dy të arrestuarit janë shtetas shqiptarë dhe po merren në pyetje nga autoritetet kompetente.
Burimi:
syri.net