Ushtronte prostitucion në ambientin e marrë me qira,arrestohet braziliania në Durrës
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, finalizoi fazën e 19-të të operacionit policor të koduar “Storm”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasja Sh. S., 24 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil. Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni” edhe 3 shtetas shqiptarë. Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 pasaportë e shtetases së huaj, shuma parash të dyshuara të përfituara nga prostitucioni dhe 2 aparate celularë. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasja braziliane, në lagjen nr. 4, Durrës, kishte marrë një ambient me qira, të cilin e kishte përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit dhe...
Burimi:
opinion.al