“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

Në seancën e së enjtes ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, tregoi se si u tentua vrasja e Rexhep Ginës në Lushnjë, raporton A2CNN. Tafani rrëfeu se kur shkuan të kryenin vrasjen e Ginës, ai dhe Laert Haxhiu u veshën me fustan dhe paruke, që të dukeshin si gra. Fustanët dhe paruket ishin siguruar nga e dashura e Laert Haxhiut dhe shoqja e saj. Ndër të tjera Tafani foli për kontaktet që Laert Haxhiu kishte me Suel Çelën. DËSHMIA Tafani: Laert Haxhiu kishte kontakte me Suel Çelën. Çoi fjalë Suel Çela, se kam mik shefin e policisë së krimeve në Elbasan dhe e kam unë në dorë çështjen e Peqinit, vrasjen e Elton Mermalit, ta mbyll unë. Do...