U kap me 1000 fara kanabis në automjet, do i shiste në Tiranë, arrestohet 31-vjecari
Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap me fara kanabisi në mjetin e tij gati për t’i shitur. Ai u arrestua gatë operacionit të koduar “Procesi”, ku pas kontrolleve në Rrugën e Dafinave në mjetin tip “Benz” me të cilin po lëvizte iu gjetën të fshehura në një qese 1000 fara kanabisi. Në pranga përfundoi 31-vjeçari R.A., ndërsa farat narkotike dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
Burimi:
javanews.al