U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 të dyshuar për grupe kriminale

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 të dyshuar për grupe kriminale

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Kristo Qirici, Shkëlzen Kraja, Shkëlqim Pepa dhe Ilir Lazri. Vendimi u mor këtë të shtunë, duke konfirmuar masën e mëparshme të sigurisë për katër të pandehurit, të cilët po hetohen për përfshirje të dyshuar në veprimtari të ndryshme kriminale. Sipas të dhënave hetimore, disa prej tyre dyshohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në kultivimin e kanabisit në zonën e Sarandës gjatë periudhës 2019–2021, si dhe në trafikimin e lëndës narkotike drejt Greqisë.