U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit
Gjykata e Tiranës vendosi t’u ndalojë daljen jashtë shtetit dy protestuesve të arrestuar, Orion Peçi dhe Artemisa Islamaj. Gjyqtarja lë në fuqi kërkesën e prokurorisë. Mbi ta rëndojnë akuzat, kundërshtimi i forcave të policisë dhe prishja e qetësisë publike. Peçi dhe Islamaj u arrestuan pas protestës së të premtes para Parlamentit, ku gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë 30 persona të tjerë. Gjatë tubimit u dëmtuan 6 punonjës policie. Policia deklaroi se në një qese që mbante Islamaj u sekuestruan kapsolla.
Burimi:
javanews.al