Tronditet Laçi/ Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Laç. Policia bën me dije se lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të dyqanit në qytetin e Laçit. Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar autorët. Njoftimi i Policisë: Kurbin/Informacion paraprak Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gj. L., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore...
Burimi:
syri.net