Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte. Raportohet se një vrasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin . Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi I.Lika, rreth 40 vjeç. Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Vrasja ka ndodhur pranë kompleksit të njohur “Pallatet e turkut”, pak metra larg statcionit të policisë. Priten informacione zyrtare nga Policia për detaje të mëtejshme mbi vrasjen.
Burimi:
vizionplus.tv