Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Agonas të Kavajës. Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar në tragjedi Rreth orës 20:30, dyshohet se gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazë ushqimore për blegtorinë, shtetasi Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë për vdekje vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç. Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën rrugës. “Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç,...
Burimi:
javanews.al