Transportonte nxënës me furgon në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në Belsh
Policia ka ndaluar në Belsh një shofer që transportonte nxënës, pasi u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Sipas njoftimit, pas një denoncimi nga një qytetar, Policia ndërhyri dhe ndaloi furgonin në aksin rrugor Belsh–Gjolene. Në mjet ndodheshin 13 nxënës, të cilët u transportuan më pas në mënyrë të sigurt me një mjet tjetër. Drejtuesi i automjetit, iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pozitiv, duke konfirmuar se ishte nën ndikimin e alkoolit gjatë drejtimit. Ai u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Burimi:
opinion.al