Tragjedia në Durrës, Policia: Shoferi i dehur, më herët i është pezulluar patenta

Tragjedia në Durrës, Policia: Shoferi i dehur, më herët i është pezulluar patenta

Policia e Durrës ka dhënë informacion përfundimtar për aksidentin tragjik të ndodhur të dielën e 3 majit rreth orës 14:10, në rrugën “Ohri”, lagjja nr. 15, në qytetin e Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi Nikoll Radaçit duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy të mitur. Ndërsa i mituri tjetër, 8 vjeç, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Radaçi, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes,...