Tragjedia e trefishtë në Shkodër, dyshohet për shpërthim! Pranë trupave të nënës dhe 2 fëmijëve të mitur një bombol gazi dhe shishja e benzinës
Detaje të reja tronditëse nga tragjedia e trefishtë e ndodhur në fshatin Domen të Postribës në Shkodër janë zbardhur nga hetimet paraprake të Policisë dhe Zjarrfikësve vendorë ditën e sotme (29 korrik). Burime policore thanë se menjëherë pas gjetjes së trupave të nënës 24-vjeçare, Bleona Çelaj dhe fëmijëve të saj të mitur 1 dhe rreth 3 vjeç, nën rrënojat e djegura të banesës, gjatë kërkimeve gjetën edhe vatrën e zjarrit të dyshuar. Pranë saj është gjetur një bombol gazi dhe një shishe benzine. Dyshohet se ka pasur një shpërthim të fuqishëm që çoi edhe në pasojat tragjike. Por nuk dihet ende dinamika nëse shpërthimi ka qenë aksidental, pasi shkëndija ka rënë në kontakt me benzinën dhe më pas bombolën e gazit apo mund të ketë...
Burimi:
javanews.al