Trafikuan mbi 8.1 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
SPAK ka dërguar për gjykim 15 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pjesëmarrje dhe drejtim të grupit të strukturuar kriminal, në një nga dosjet më të mëdha të viteve të fundit. Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen se kanë organizuar dhe financuar trafikun e sasive të mëdha të kokainës, hashashit dhe kanabisit nga vendet e Amerikës Latine dhe Afrika Veriore drejt vendeve të Bashkimit Europian, duke operuar përmes një rrjeti kriminal të strukturuar. Në krye të grupit, sipas organit të akuzës, qëndron Artur Hoxhosmani, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, drejtim të grupit kriminal, mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve, si edhe futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit. Po...
Burimi:
javanews.al