Trafik ndërkombëtar droge/ GJKKO konfiskon 21 pasuri të Eridan Guerrero dhe bashkëpunëtorëve të tij, prona e llogari bankare i kalojnë shtetit

Trafik ndërkombëtar droge/ GJKKO konfiskon 21 pasuri të Eridan Guerrero dhe bashkëpunëtorëve të tij, prona e llogari bankare i kalojnë shtetit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për konfiskimin e pasurive të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas vendimit, bëhet fjalë për pasuritë e shtetasve Eridan Munoz Guerreo, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu, Lenkos Nebiu dhe të tjerë. Mësohet se gjykata urdhëroi kalimin në favor të shtetit të një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, mes të cilave apartamente, njësi shërbimi, banesa, troje, automjete, një rimorkio dhe disa llogari bankare. NJOFTIM PËR MEDIAT Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 08.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskim pasurie kundër pasurive të shtetasve: Eridan Munoz Guerreo, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu dhe Lenkos...