Tiranë/ Shisnin pajisje policie në mënyrë të paligjshme, arrestohen 2 persona

Tiranë/ Shisnin pajisje policie në mënyrë të paligjshme, arrestohen 2 persona

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Signals’, duke goditur një rast të tregtimit të kundërligjshëm të pajisjeve që përdoren nga strukturat e rendit. Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u zbuluan dy dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera të ngjashme me ato të Policisë, pa autorizimin përkatës. Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në ambientet e tyre në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë sekuestruan dhjetëra fenelina dhe pajisje të tjera, për të cilat të arrestuarit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën apo leje për tregtim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime...