Tiranë/ 17-vjeçari vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në qendrën tregtare, arrestohet nga policia

Tiranë/ 17-vjeçari vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në qendrën tregtare, arrestohet nga policia

Policia e Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Golds”, duke zbardhur një rast vjedhjeje në një argjendari në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”. Si rezultat i veprimeve hetimore, është identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Tiranë, i dyshuar si autor i vjedhjes së disa varëseve floriri me vlerë rreth 12 000 euro. Sipas hetimeve, i mituri ka kryer vjedhjen një ditë më parë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pas identifikimit, policia ka ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen e tij. Gjatë kontrollit, uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.