Tentoi të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, arrestohet 69-vjeçari në Prrenjas

Tentoi të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, arrestohet 69-vjeçari në Prrenjas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Karkavec, në Njësinë Administrative Qukës të bashkisë së Prrenjasit, ku një 69-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare. Sipas informacioneve paraprake, autori, i cili ndodhej në gjendje të dehur, fillimisht ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, Minushe Danga. Më pas, ai i ka marrë me forcë telefonin celular dhe në kulmin e konfliktit, dyshohet se e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën. Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i ngjarjes mund të kenë qenë motive xhelozie, megjithatë rrethanat e plota po hetohen nga organet ligjzbatuese. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në banesën e çiftit të moshuar, të...