Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia ndalon 30-vjeçarin
Një person rreth 30 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Ali Demit në Tiranë, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Menjëherë pas të shtënave, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e tij.
Burimi:
javanews.al