Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, tre të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga rasti me të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana ka konfirmuar që ngjarja ndodhi rreth orës 13:30. “Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në konfirmim. Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve  operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes./ RTK.