Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset rëndë

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset rëndë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Prishtinë. Mësohet se një person është plagosur në kokë. I plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet në gjendje kritike. Sipas mediave të Kosovës, shënjestër e sulmit dyshohet se ka qenë Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”. Ai është qëlluar në një lokal. Sa u përket autorëve, dyshohet se ata kanë qenë dy dhe në momentin e ngjarjes kanë qenë të maskuar. Të njëjtat burime saktësuan se më pas ata janë larguar menjëherë.  Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Kush është “Plaku i Bregut”? Harbin Vitija është një person i njohur për organet e rendit dhe rrethin shoqëror, i...