Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, tre të plagosur, mes tyre një kamarier
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të ndodhura mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja është regjistruar në një lokal në lagjen ‘Banesa’, ku sipas informacioneve paraprake, është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave një prej të plagosurve eshte kamarieri i lokalit ku ka ndodhur ngjarja. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet reagimi i policisë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e konfliktit. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.
Burimi:
syri.net