SYRI TV/ Zbardhet pengmarrja, Egland Koçi i zhdukur që prej datës 4 qershor

SYRI TV/ Zbardhet pengmarrja, Egland Koçi i zhdukur që prej datës 4 qershor

Zbardhet pengmarrja e 34 vjeçarit Egland Koçi, por ende nuk dihet fati i tij. I riu ishte denoncuar si i humbur nga familjarët e tij më 4 qershor.  Policia kap një person, shpall në kërkim një tjeter, teksa gjen në makinën e sekuestruar njolla gjaku dhe grupi hetimor dyshon për ekzekutim dhe fshehje kufome. Sipas policisë  hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se i riu mund të jetë rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar, megjithëse trupi i tij ende nuk është gjetur. Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kanë çuar në identifikimin e shtetasit Armand Shakaj, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin. Ai është shpallur në kërkim policor, ndërsa strukturat e Policisë vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Nga veprimet hetimore të kryera...