SYRI TV/ Pas reagimit të Ramës, Policia procedon 19 protestues të marshimit drejt Rinasit

SYRI TV/ Pas reagimit të Ramës, Policia procedon 19 protestues të marshimit drejt Rinasit

Nëntmbëdhjetë protestues janë proceduar penalisht ndërsa dy automjete janë sekuestruar, pasi qytetarët marshuan mbrëmjen e të dielës në drejtim të aeroportit. Reagimi i policisë për procedimin penal të protestuesve, ka ardhur disa orë pasi kryeministri Edi Rama sulmoi qytetarët që marshuan drejt Rinasit, duke i cilësuar si turmë të degraduar. SYRI TV Pas diversionit dhe akuzave, që Kryeministri Edi Rama bëri ndaj protestuesve që bllokuan rrugën e Rinasit, është vënë në lëvizje edhe Policia e Shtetit. Mbrëmjen e kësaj të hëne, Policia e Shtetit njoftoi se ka proceduar 19 protestues. Në njoftim, policia deklaron se protestuesit që janë të moshave nga 22 deri në 57 vjeç, akuzohen si organizatorë dhe bllokues të rrugës në drejtim të Aeroportit Nënë Tereza.    19 protestuesit janë marrë nën...