Syri TV/ ‘Miqtë e inceneratorëve’, ‘De Mare Albania’ i kërkon borxhin Klodian Zotos në gjykatë
Kompania italiane, “De Mare Albania”, e njohur si bashkëpunëtore kryesore e rrjetit të shoqërive të biznesmenit në kërkim, Klodian Zoto, ka dështuar t’i marrë para këtij të fundit nëpërmjet gjykatës. Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e kompanisë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ndaj shoqërisë “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos. Kompania italiane pretendonte se nuk ishte paguar për punimet në landfillin e Vlorës, por gjykata vlerësoi se kërkesa ishte e paqartë dhe nuk provonte ekzistencën e detyrimit. Vendimi ngre dyshime mbi marrëdhëniet financiare mes dy kompanive, të përfshira në projektet koncesionare të inceneratorëve. Syri TV Kompania italiane, “De Mare Albania”, e njohur si bashkëpunëtore kryesore e rrjetit të shoqërive të biznesmenit në kërkim, Klodian Zoto, ka dështuar t’i marrë para këtij të fundit...
Burimi:
syri.net