SYRI TV/ GJKKO i kthen pas SPAK-ut dosjen e Jonaid Myzyrit, SPAK ka 45 ditë kohë për veprime hetimore shtesë
Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetime dosjen e Jonaid Myzyrit, ish-kreut të Prokurimeve Publike, për të cilin SPAK-u kishte kërkuar pushimin e çështjes. Togat e zeza i lanë 45 ditë kohë Prokurorisë së Posaçme për të kryer veprime shtesë hetimore, përfshirë një akt-ekspertimi, ku do të caktohen edhe ekspertët përkatës. Ndërkohë, dy javë më parë, Kryeministri Edi Rama, me argumentin e pushimit të hetimeve ndaj Jonaid Myzyrit, kërkoi që ndaj tij të kishte një ndjesë publike nga institucionet e drejtësisë. Më 11 maj, Kryeministri Edi Rama, duke marrë në mbrojtje Belinda Ballukun dhe Mirlinda Karçanajn, solli si shembull pikërisht rastin e ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, për të cilin SPAK-u kishte vendosur pushimin e hetimeve. Por të njëjtin qëndrim me SPAK-un nuk ndan...
Burimi:
syri.net