Studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit te ‘Politekniku’
Tensionet janë përshkallëzuar ndërsa një pjesë e protestuesve u zhvendosën nga sheshi para Kryeministrisë te Universiteti Politeknik. Protestuesit dhe rojet e universitetit janë përplasur fizikisht, ndërsa studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën. Sipas tyre, policia ndërhyri duke i rrëzuar studentëve banderolën që kishin shpalosur në katin e sipërm të universitetit. Disa nga protestuesit që janë futur brenda në universitet, kanë dëmtuar xhamat e dritareve, por edhe pajisjet të cilat gjendeshin në auditorë.
Burimi:
javanews.al