Strategjia e re në luftën kundër krimit për vitin 2026/ Tolerancë zero për shkelësit e qarkullimit rrugor
Krahas goditjes së korrupsionit të lartë dhe përdorimit të Inteligjencës Artificiale, dokumenti strategjik i qeverisë “Për miratimin e rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2026” (Vendimi Nr. 347), përmbledh në detajet e tij disa direktiva të ashpra që prekin drejtpërdrejt përditshmërinë dhe sigurinë fizike të qytetarëve. Këshilli i Ministrave, nëpërmjet këtij dokumenti, i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Posaçme (SPAK) që të kalojnë në filtër të rreptë penal ata që rrezikojnë jetën në rrugë, abuzuesit me mjedisin dhe ushqimet, si dhe shkelësit e proceseve zgjedhore. Siguria rrugore Një vëmendje e posaçme në dokument i është kushtuar bilancit tragjik të aksidenteve automobilistike. Pika 5.2.12 e vendimit i kërkon organit të akuzës të mos ketë asnjë tolerancë ndaj atyre që kthejnë automjetet në...
Burimi:
javanews.al