SPAK mbyll hetimet për ‘Metamorfozën’, dosja me 9 të pandehur shkon në GJKKO
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, që përfshin nëntë të pandehur, disa prej të cilëve vijojnë të hetohen në mungesë, pasi masat e sigurisë ndaj tyre nuk janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit prej afro tre vitesh. Hetimet janë mbyllur nga prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti për Ervis Martinajn, Denis Bajrin, Klaodor Hakajn, Prekë Kodrën, Aleks Ndrekën, Bardhyl Mavrajn, Eljon Haton dhe Arsad Bashlin. Në këtë procedim penal është përfshirë edhe Nuredin Dumani, për të cilin SPAK ka përfunduar hetimet. Dumani po gjykohet paralelisht edhe në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Sipas SPAK,...
Burimi:
syri.net