SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të KPP, Jonaid Myzyri

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të KPP, Jonaid Myzyri

Gjykata e Posaçme ka zhvilluar këtë të mërkurë (13 maj) seancën mbi procesin ndaj ish kreut të Komisionit të Prokurimit Publik Jonaid Myzyri, për të cilin SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Kërkesa për pushim është bërë nga prokuroria me argumentin se pasi u ezauruan të gjitha fazat e hetimit u konstatua se fakti ekziston, por nuk përbën vepër penale. Prokurori Elvin Gokaj në parashtrimet përpara gjykatës tha se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk u provua që ka vepër penale nga Myzyri dhe të tjerët, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega. Avokatët mbrojtës thanë se anëtarët e KPP nuk bëjnë procedura tenderimi, por vetëm procedura ankimimi. Gjyqtari Paulin Çera pasi...