SPAK dërgon për gjykim 8 të pandehur për skemën e falsifikimit të pronave në bregdetin e Durrësit
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tetë të pandehur, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se ka falsifikuar dokumente pronësie dhe ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme rreth 687 mijë metra katrorë tokë shtetërore në zonën bregdetare të Durrësit. Sipas SPAK, skema kriminale drejtohej nga Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça, ndërsa përmes dokumenteve të falsifikuara dhe bashkëpunimit me zyrtarë të Kadastrës u përvetësuan prona me një vlerë të përllogaritur prej rreth 16.9 milionë eurosh, për të cilat është vendosur edhe sekuestro preventive. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal...
Burimi:
syri.net