Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri i afrohet banesave

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri i afrohet banesave

Zjarri në masivin pyjor të fshatit Rriban, në Mallakastër, vijon të mbetet aktiv, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin e flakëve. Për shkak të erës së fortë, zjarri iu afrua banesave, duke detyruar autoritetet të evakuojnë 6 familje. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës nga disa bashki, forcat e Policisë së Shtetit, Mbrojtja Civile dhe aktualisht një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve. Deri tani nuk raportohen banesa të dëmtuara, ndërsa policia po heton edhe dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.