Si u investuan paratë e kokainës në kulla e resorte/ Detaje nga dosja e SPAK për takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Pastrimi i parave të kokainës nëpërmjet kompanive të ndërtimit në Tiranë dhe bregdet ka qenë zbulimi i radhës i SPAK-ut që çoi në kërkesën për të çuar në burg 15 persona dhe 5 të tjerë në arrest shtëpie, mes tyre edhe biznesmenë. Në operacionin e së premtes u arrestuan vetëm 4 persona, mes tyre edhe biznesmeni i ndërtimit Ilir Shtufi, i cili u kap në Greqi. Në dosjen hetimore, rezulton se ky grup kriminal, në harkun kohor 2018-2021, kishte kryer takime të shpeshta jashtë vendit, në Aruba dhe Spanjë, por edhe në Monako e Gjermani, mes trafikantëve dhe biznesmenëve, ku pikë kyçe del biznesmeni Artur Shehu për të koordinuar veprimet për trafikun e drogës, logjistikën e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, transaksionet me tokat...
Burimi:
javanews.al