Shtufi i Berishës, pas “pronave” në Zvërnec/ Dosja e SPAK zbulon lidhjet e Ilir Shtufit me Artur Shehun
Operacioni i Prokurorisë së Posaçme për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian, nxori në pah lidhjen e trafikantëve me disa biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri, mes të cilëve Ilir Shtufin, që u arrestua një ditë më parë në Greqi. Fasada e krijuar ndër vite nga biznesmeni Shtufi u rrëzua nga organi i akuzës që provoi se Ilir Shtufi pastronte paratë e një grupi kriminal që ka trafikuar tonelata me kokainë në dhjetëra episode. Dokumenti që ABC News ka lexuar, tregon qartazi lidhjen e ngushtë të Ilir Shtufit me Lucciano Koçekun, njërin prej krerëve të grupit kriminal, si dhe të gjithë skemën e pastrimit të parave të pista nga biznesmeni i njohur, lidhje e ngushtë e...
Burimi:
javanews.al