“Shteti të reagojë”/ Konflikti në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: 50 inxhinierë kinezë po mbahen të izoluar brenda
Behgjet Pacolli ka denoncuar një ngjarje të rëndë, që sipas tij po ndodh brenda Aeroportit të Vlorës. Sipas Pacollit, mbi 50 inxhinierë kinezë mbahen të izoluar në kampin që kompania e tij MABCO-s ka ngritur për strehimin e tyre. Ai thekson se hyrja vazhdon të mbahet e bllokuar nga roje private, nën praninë e Policisë së Shtetit, duke mos lejuar punëtorët shqiptarë, inxhinierët dhe nënkontraktorët që kanë ndërtuar këtë aeroport, të hyjnë në vendin e tyre të punës. Kurse inxhinierët që kanë mbetur brenda rrethimit të Aeroportit të Vlorës, sipas Pacollit, nuk lejohen të dalin normalisht dhe u është thënë se nëse duan të dalin për nevojat e tyre, nuk mund të kthehen më brenda. “Këta njerëz nuk kanë ardhur në Shqipëri për t’u trajtuar...
Burimi:
javanews.al