“Shqiptarët janë shumë të egërsuar në timon”, eksperti ngre alarmin: 23 viktima për 3 javë nga aksidentet
Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, ka deklaruar se situata e aksidenteve në vend është alarmante, pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë. I ftuar në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata në A2CNN, ai tha se vetëm në tre javët e fundit janë regjistruar 23 viktima nga aksidentet rrugore. “Për tre javë 23 shtetas shqiptarë. Është alarmante. Edhe në luftë nuk vriten kaq njerëz,” u shpreh Hasho. Ai shtoi se situata nuk është e re dhe sipas tij, masat e marra ndër vite nuk kanë dhënë efekt. “Shteti nuk ka lëvizur 1 mm nga istikami prej vitesh. As rrugët, as sinjalistika nuk kanë ndikuar sa duhet, përderisa kemi këtë numër ngjarjesh,” tha ai. Hasho theksoi gjithashtu se...
Burimi:
javanews.al