Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda plasëse në një biznes
Një shpërthim me lëndë eksplozive është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin e Laçit. Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të datës 10 maj 2026, në një dyqan në pronësi të shtetasit Ndue Gjinaj, i vendosur në katin e dytë të një kompleksi shërbimesh përballë Bashkisë Kurbin. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të lehta materiale në fasadën e biznesit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Zona ku ndodhi ngjarja është e frekuentuar dhe përfshin disa aktivitete tregtare. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe autorët e vendosjes së lëndës eksplozive. “Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet...
Burimi:
vizionplus.tv