Shpërndante drogë në kryeqytet, arrestohet 27-vjeçari
Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur në Tiranë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve. Gjatë operacionit, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H. (H), 27 vjeç, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike. Po ashtu, u procedua penalisht një tjetër shtetas, R. L., të cilit iu gjet një sasi e vogël kanabisi, e blerë nga 27-vjeçari. Gjatë kontrollit ndaj të arrestuarit, policia sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis, që dyshohet se shitej në zonë. Sipas uniformave blu, kontrollet janë intensifikuar sidomos në afërsi të shkollave, lokaleve dhe ambienteve të frekuentuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogës. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime...
Burimi:
syri.net