Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

Një sherr gjatë natës së kaluar në 24 gusht në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e një personi dhe arrestimin e një të riu. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në ambientet e një lokali. Sipas Policisë, gjatë konfliktit, I.K dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë tip “TT” dhe ka goditur me të në kokë shtetasin A.M. I plagosuri nuk ka treguar rrethanat e ngjarjes, çka ka sjellë edhe arrestimin e tij për “Moskallëzim të krimit”. I.K u arrestua në flagrancë për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve” dhe “Plagosje e rëndë”. Në vendngjarje, policia sekuestroi armën e zjarrit, ndërsa u mor edhe DVR-ja e lokalit për të ndihmuar në zbardhjen e konfliktit. Hetuesit po punojnë për...