Sherr në burgun e Vlorës, pesë persona godasin të paraburgosurin

Sherr në burgun e Vlorës, pesë persona godasin të paraburgosurin

Një episod dhune është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në paraburgimin e Vlorës, ku 5 persona kanë dhunuar një tjetër të arrestuar, biznesmenin Eduard Alikajn. Sipas burimeve, ngjarja ka nisur fillimisht si një konflikt verbal dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike. Vetë Eduard Alikaj ndodhet ende në paraburgimin e Vlorës, ndërsa pesë personat e përfshirë në konflikt pritet të transferohen. Alikaj ndodhej në burgun e Vlorës, në pritje të ekstradimit drejt Italisë. Ai ishte arrestuar në 2023 në kuadër të një operacioni ndërkombëtar për vjedhje me dhunë të 10 mjeteve motorike në Itali veriore. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet që këta shtetas përdornin, në fshatin Babicë, asokohe u gjetën dhe u sekuestruan 1 mjet ekskavator i dyshuar i vjedhur, 1 mjet...