Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete të forta dhe me thikë të ndodhur dje hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku”.  Mësohet se të arrestuarit janë Luciano Nurçja, Albert Lika dhe Enea Kurti, ndërsa shkak i konfliktit u bë parkimi i makinës. Në njoftimin e Policisë së Tiranës thuhet: “Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku”, disa shtetas ishin konfliktuar me sende të forta dhe njëri prej tyre kishte përdorur mjet prerës, organizoi menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe...