Sarandë/ Zbardhet atentati me eksploziv, dy të dyshuar në kërkim për tentativë vrasjeje (Emrat)
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Sarandë në shkurt të këtij viti, ku një 57-vjeçari iu vendos eksploziv në automjetin e tij. ABC News mëson se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes, Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo. Ngjarja ndodhi më datë 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol dhe pas provave të grumbulluara dhe informacioneve të siguruara, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasve: Griseld Taullaj 39 vjeç dhe Xhafer Bajo 39 vjeç, të dy banues në Sarandë. Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me...
Burimi:
javanews.al