Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona
Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle të shumta dhe ka shoqëruar disa persona në kuadër të hetimeve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, oficeri i krimeve Mihal Velço po lëvizte me motor kur është përballur me një grup personash. Fillimisht mes palëve ka pasur fyerje dhe kanosje verbale, ndërsa më pas situata ka degraduar në përplasje fizike. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të planifikuar ndaj efektivit të policisë. Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim. Pas incidentit, forca të shumta policie zhvilluan kontrolle në zona të ndryshme të qytetit deri në...
Burimi:
opinion.al